Rritet importi nga Shqipëria

Ekonomi

Rritet importi nga Shqipëria

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 9 dhjetor 2018 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Shqipëria e ka rastin të mobilizohet dhe të ndryshojë  qëndrimin ndaj tregtisë me Kosovën.

Tregtia  duhet të bëhet pa pengesa, e jo me pengesa të llojllojshme. Shifrat po flasin për rritjen e importit për 40 përqind me Shqipërinë, që nga vendosja e taksës ndaj Serbisë. Kjo nuk është e mjaftueshme.

Asnjë marrëveshje me Shqipërinë nuk është zbatuar, njëjtë si me Serbinë.

Nga Serbia, prej pavarësisë deri me 2016 kemi importuar rreth 2.638 miliardë euro. 

Është e tmerrshme kjo statistikë, ku shteti shqiptar është në kufi.

Shqipëria duhet të reflektojë (me marrëshje dhe zbatim të tyre) se kemi interes nga njëri -tjetri. Ata, nga kosovarët marrin miliona e miliona euro cdo vit, nga turizmi. 

Kjo duhet respektuar dhe të jemi mirenjohës ndaj njëri- tjetrit, se kemi edhe mundësi tjera.

Shqipëria është  dashur të sjellë një delegacion dhe për së afërmi të shohin gjendjen dhe për secilin produkte të japin zgjidhje. Mos të bëhet vonë, se edhe nga Rusia ka filluar të rritet importi, ku është shumë e rrezikshme.

Shqipëria, nga paslufta nuk përdori asnjëherë politika tregtare të favorshme për të dy vendet, por vetëm të njëanshme. 

E kanë momentin e fundit që të tregojnë se me të vërtetë jemi vllezër të një gjaku.

Serbia po e përdorë cdo mundësi për të kthyer vendimin e qeverisë mbrapa.

Qeveria vendosi tani edhe masa tjera kundër Serbisë, që tregon se nuk e kemi ndërmend të zbrapsemi kësaj radhe.

Me vendimin e fundit, ndalohen veturat me targa të Serbisë dhe porsonat zyrtarë të Serbisë. Edhe kjo është dashur të ndodhë para 11 viteve.

Kështu  tregojmë se edhe ne kemi institucione dhe ligjin e vendosim ne, pa ndihmën e askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat