Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin-Ditën Evropiane të Mikrofinancës.
Dita Evropiane e Mikrofinancës synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë.
Në Evropë dhe Kosovë për herë të parë u shënua në vitin 2015, si një vegël për të theksuar rëndësinë e sektorit mikrofinanciar në Evropë, nga perspektiva sociale dhe ekonomike.
Qëllimet kryesore të kësaj dite janë:
Të shtohet vetëdija e qytetarëve për ekzistencën e mikrofinancës dhe të vlerësohet vlera e saj në luftimin e papunësisë,
Të tërheq vëmendjen e mediave për mënyrën si mikrofinancat funksionojnë në Evropë dhe si ndihmon të përjashtuarit nga sektori financiar tradicional,
Të mundësojë vlerësimin për arritjet e njerëzve ne nivelet lokale.
Institucionet nuk kanë paraparë ndonjë aktivitet për sot lidhur me shënimin e kësaj date.