Mbahet sot Konferenca e Nivelit të Lartë e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë(KIE) në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë(BE) dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim(BERZH): Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”.
Për herë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.
Ky dokument i cili do t`i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë.
Për më shumë ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.
Në këtë konferencë do të flasin: Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë dhe Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Folësit në panelin e parë:
Bedri Hamza, Ministër i Financave në Republikën e Kosovës
Neil Taylor, Shef i BERZH në Kosovë
Ruud Vermeulen, Shef i FMN në Kosovë
Robert Wright, Kryeshef i Raiffaisen Bank dhe anëtarë i KIE
Folësit në panelin e dytë:
Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës
Biljana Scekic, Shefe Rajonale e BERZH
Robert Erzin, President i KIE, dhe Kryeshef i IPKO
Visar Ramajli, Kryeshef i KIVO dhe anëtarë i KIE
Blerta Qerimi, Specialiste në Sektorin Privat e Bankës Botërore në Kosovë