Tregu i përbashkët Kosovë - Shqipëri

Ekonomi

Tregu i përbashkët Kosovë - Shqipëri

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:05
Dr. Artan Haziri

Kosova dhe Shqipëria është dashur qysh nga shpallja e pavarësisë të krijojnë treg të përbashkët. Ky bashkim është i domosdoshëm për të dy vendet dhe do ti ndryshonte  e importit dhe eksportit në tërësi.

Së pari tregu i arsimit të jetë një.

Kur një nxënës, ose studente kalon nga studimet në Kosove, kalon në Shqiperi.  Atje të vazhdoi pa asnjë  pengesë. Kjo do e bënte këtë tregë më të lehtë dhe shumë më të kêrkuar për të gjithë. E mos të presim  gjashtë (6 ) ose tetë (8) muaj për një nostifikim të një diplome. Gjatë kësaj periudhe , humbin disa mundësi për punë. Kjo nuk është e nevojshme  të  ndodhë.

Levizja e lirë e mallrave dhe njerzve.

Mallrat është dashur të  lëvizin lirshëm, kjo do ti shtonte mundësit për bizneset e dy vendeve. Rritet tregu dhe mundësia për më shumë konsumatorë. Kjo e forcon biznesin dhe i shton investimet për të ardhmen.

Ndërsa levizja e njerzve , është dashur të ndodhe qysh moti. Pagesa e autostrades do ta pengojë edhe më shumë levizjen e lirë.

Duhet të paguhet autostrada, por jo në vlera të larta. Nga 1 euro për person, do ishte mjaft e arsyeshme. Ndersa për biznese, një kuote në baze të shumës së mallrave që lëvizin. Kjo i shtyn bizneset të gjejnë tregë tjetër . 

E kemi edhe bregdetin. Këtë duhet ta mendojë shteti shqiptarë, se i ndryshon pastaj numrat e pushuesve. 

Duhet angazhuar që edhe më shumë ti kthehemi Shqipëris, për tregti , arsim, pushime e edhe për investime.

Kur themi investime, e kam fjalen për investime kapitale. Edhe ky tregë nuk është i lirë. Tregu bankar , është dashur të përafrohen politikat dhe të kemi një  bankë të përbashkët për zhvillimin e  bujqësisë.

Kjo bankë duhej të vepronte me norma të  ulëta dhe direktë  do ishte infuzion për bizneset në të dy shtetet.

Edhe tregu i energjise elektrike ,duhet të ndryshoje. Në raste të nevojshme ta ndihmojmë njëri shtete tjetrin. E shtojmë bazen për investime të përbashketa edhe në të ardhmen.

Sporti duhej të ishte ndryshe. Një ligë  e përbashket me nga 5 klube , gjithsej 10 klube.

Keto 5 klube te zgjidheshin nga ligat aktuale. Kjo do e rriste kualitetin e futbollit dhe e shtonte garën në mes të lojtarëve. Keshtu stadiumet do mbusheshin me shikues dhe në garat ndërkombetare nuk do ishim vetëm pjesemarrës. Vetem bashkimi i tregjeve e ndryshon gjendjen për të mirë. Ka vetëm fjalë nga të dy anët. Mungon vullneti për bashkëpunim, e kanë vetem folklorë politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat