Përfituesit e Programit të Pagesave Direkte, nisin pagesat për rreth 5.000 fermerë

Ekonomi

Përfituesit e Programit të Pagesave Direkte, nisin pagesat për rreth 5.000 fermerë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka vazhduar ekzekutimin e pagesave direkte për përfituesit në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2018, përkatësisht listën e dytë të përgatitur pas kontrolleve të kryera në terren.

Pagesat direkte kanë filluar të ekzekutohen për 4,866 fermerë përfitues të pagesave për sipërfaqet e mbjella me grurë, farë gruri, misër, thekër, elb, vreshta, lulediell, si dhe pemë e perime, në vlerë 3 milionë e 627 mijë e 856 euro.

Po ashtu, pagesat janë në proces të ekzekutimit edhe për 2.204 përfituesit e  direkte për  lopë, buallica qumështore, dele, dhi, bletë, pula, dosa dhe thëllëza në vlerë 1 milion e 868 mijë e 760 euro. 

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidanë të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit.

Po ashtu, subvencionim ka edhe për akua-kulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat