AKP miraton listën e valës së shitjes së 44 aseteve

Ekonomi

AKP miraton listën e valës së shitjes së 44 aseteve

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 09:54
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me datën 25 korrik, me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me Likuidim 41, valë kjo që përfshin 44 asete atraktive në Kosovë.

Veç kësaj, Bordi miratoi edhe Udhëzuesin e brendshëm për procedurat e parcelizimit të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, procedurë kjo tejet e rëndësishme gjatë përgatitjes së këtyre parcelave për procesin e shitjes me privatizim/likuidim si dhe rastet tjera të transformimit të pronësisë të paraparë me Ligjin e AKP-së.

“Gjatë kësaj mbledhjeje Bordi aprovoi disa qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në administrim direkt dhe atyre në likuidim. Në këtë mbledhje po ashtu u aprovua shpërndarja e mjeteve për kreditorët të NSH-ve në likuidim: GJI058 Fabrika e Baterive, PRZ004 Sillos dhe PRZ014 Ballkan në shumën prej 1,496,135.45 €. Bordi po ashtu është njoftuar që 17 Raportet përfundimtare të NSH-ve në likuidim do të dërgohen në DhPGjS dhe pas vendimit të Dhomës likuidimi i atyre ndërmarrjeve do të marr fund. Bordi po ashtu aprovoi raportin  me gjithsejtë 14 raste të komisionit për shitjen e banesave në pronësi shoqërore”, thuhet në njoftim.

Agjencia do të njoftojë me kohë palët për vendimet e marra në mbledhjen e Bordit, ndërkaq mbledhja e radhës do të mbahet me datë 30 Gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat