Banka Botërore ndanë 20 milionë euro për ekonominë digjitale të Kosovës

Ekonomi

Banka Botërore ndanë 20 milionë euro për ekonominë digjitale të Kosovës

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:05
Banka Botërore ndanë 20 milionë euro për ekonominë digjitale të Kosovës

Ministria e Financave ka nënshkruar sot një marrëveshje me Bankën Botërore, për financimin e projektit të “Ekonomisë Digjitale në Kosovë”, vlera e të cilës është mbi 20 milionë euro.

Marrëveshja u nënshkruar nga ministri i financave, Bedri Hamza, dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli. Ndërsa implementimi i saj bëhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas ministrit të financave, Bedri Hamza ky projekt do ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Hamza: Projekti për ekonomi digjitale kontribuon në zhvillim ekonomik

“Projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili do të kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovë, posaçërisht tek gjeneratat e reja dhe është projekt i cili çdo ditë e më tepër por fiton rëndësi...Kushtet e marrëveshjes janë shumë të volitshme, shumë është 20 milionë e 700 mijë euro me një gresë periudhë prej 5 viteve dhe afati i kthimit është për 20 vite”, u shpreh ai.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli tha se qëllimi i financimit të këtij projekti milionësh është që edhe Kosova të arrijë tek vendet që nuk janë të përfshira në brezin frekuentor.

Sipas tij, shteti i Kosovë është i pari në rajon që po punon për zhvillim të ekonomisë digjitale.

Mantovanelli: Kosova e para që po nis projektin e ekonomisë digjitale

“Për ne Kosova është e para që lëvizë në këtë drejtim në rajon dhe është sinjal i mirë. Në Evropë flasim shumë për autostradën digjitale të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është duke ecur para vendeve të tjera në këtë aspekt dhe për shembullin të cilin e  kemi aplikuar këtu na janë ofruar edhe vendet tjera për tu përpjekur që ta aplikojmë, përsërisim edhe në vendet e tyre”, ka thënë Mantovanelli.

Projekti pritet të implementohet nga Minisria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE). Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt tha se ekonomia digjitale është e ardhmja e vendit, dhe se ajo nuk do ndikojë vetëm në infrastrukturën e brendshme, por do të  hap rrugë edhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Lluka: Çdo cep i Kosovës do ketë qasje në marrje më të shpejt të internetit

“Kjo do të thotë që çdo vend, çdo cep i Kosovës do të  ketë qasje në shpejtësi të marrjes së internetit dhe do kenë mundësi që përmes pjesës shtesë të projektit i cili është zhvillimi i shkathtësive të ndërtojmë shkathtësi në atë formë që do të krijojmë punësime për këta persona që i kryejnë këto shkathtësi”, ka thënë Lluka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat