Kryetari i Odës Ekonomike: 56% e bizneseve kanë humbur kontrata shkaku i vizave

Ekonomi

Kryetari i Odës Ekonomike: 56% e bizneseve kanë humbur kontrata shkaku i vizave

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 22:39
Berat Rukiqi

Edhe pse shumë njerëz janë skeptik nga përfitimi që Kosovës do t’i sjell liberalizimi i vizave, e vërteta është krejt ndryshe. Vetëm në sektorin e ekonomisë, përjashto të gjitha tjerat, mos liberalizimi i vizave ka shkaktuar shumë dëme.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se 56 për qind të bizneseve kanë humbur kontrata shkaku i mos liberalizimit të vizave.

“56% e bizneseve kane humbur kontrata dhe relacione te rendesishme biznesore, ndersa 62% kane pasur ndikime ne eksporte, si pasoje e mosliberalizimit te vizave”.

Ai ka thënë se liberalizim i vizave, do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat