Hapet Programi i Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar - Bota Sot
Hapet Programi i Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

Ekonomi

E shtunë, 22 shtator 2018

Hapet Programi i Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:19

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ka shpallur të hapur Programin e Vetëpunësimit për vitin 2018, për personat e riatdhesuar në Kosovë dhe punëkërkuesit e rregullt në disa komuna, të identifikuara si më në nevojë për mbështetje.

Programi synon mbështetjen e mbi 300 punëkërkuesve në krijimin e bizneseve të tyre dhe të mbështesë krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues, duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës.

Në kuadër të programit do të ofrohet mbështetje me mjete dhe pajisje për personat përfitues.

Afati i aplikimi vlen deri më 13 gusht 2018 dhe punëkërkuesit duhet të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test