FKGK bëhet anëtare e Shoqatës Evropiane për Institucionet Garantuese - Bota Sot
FKGK bëhet anëtare e Shoqatës Evropiane për Institucionet Garantuese

Ekonomi

E mërkurë, 18 korrik 2018

FKGK bëhet anëtare e Shoqatës Evropiane për Institucionet Garantuese

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:32

FKGK bëhet anëtare e Shoqatës Evropiane për Institucionet Garantuese – AECM. Bordi i AECM-së së bashku me Asamblenë Gjenerale zyrtarisht e pranuan kërkesën e FKGK-së për anëtarësim në mbledhjen vjetore të mbajtur më 14 qershor 2018.

AECM është një shoqatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse, me bazë në Bruksel e cila funksionon si një organizatë e hapur, demokratike, e pavarur nga çdo grup politik apo financiar.

Aktualisht ka 47 organizata anëtare që veprojnë në 28 vende të BE, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Serbi, Rusi dhe Turqi. Anëtarët e saj janë institucione garantuese private, publike apo edhe të kombinuara si dhe Banka zhvillimore me divizion specifik për garancione. Të gjithë kanë misionin e përbashkët i cili është të garantojnë kreditë e NVM-ve që kanë një projekt të shëndoshë ekonomikisht, por që nuk mund të sigurojnë kolateral të mjaftueshëm bankar.

AECM përfaqëson interesat politike të anëtarëve të saj ndaj Institucioneve Evropiane si: Komisioni Evropian, Këshilli dhe Parlamenti Evropian sikur se edhe Banka Evropiane për Zhvillim (EIB), Fondi Evropian për Investime (EIF), Banka Botërore etj. Njëkohësisht AECM shërben si një platformë e shkëmbimit të përvojave më të mira në çështje të ndryshme operacionale,si dhe ofron informata të ndryshme nga hulumtimet që bëhen lidhur me sektorin garantues.

Të gjitha këto do të mundësojnë që FKGK të përfitojë nga anëtarësimi i saj në AECM në saje të shkëmbimit të përvojave me institucione  garantuese me përvojë të gjatë gjithnjë me qëllim të arritjes së objektivave të saj si: përkrahja e sektorit privat në Kosovë, zgjerimi i qasjes në financa për NMVM-të, krijimi i vendeve të punës, rritja e prodhimit vendor, përmirësimi i bilancit tregtar si dhe avancimi i mundësive për sektorët ekonomikë më pak të shërbyer.

Në 2017, bilanci i portfolios së garantuar të anëtarëve të AECM ishte mbi 125.6 bn. EUR ndërsa vlera e garanvioneve të reja ishte mbi 74.2 bn. EUR.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test