Menaxhmenti i Postës përkrah kërkesat e punëtorëve

Ekonomi

Menaxhmenti i Postës përkrah kërkesat e punëtorëve

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:10
PTK

Menaxhmenti i Postës po përcjellë me vëmendje dhe me shqetësim grevën e organizuar nga sindikatat dhe punonjësit e ndërmarrjes.

Menaxhmenti thotë se ka paralajmëruar në muajin mars të këtij viti se nuk do të ketë mundësi të bëjë ekzekutimin e pagave të punonjësve dhe as të paguajë shpenzimet operative të ndërmarrjes, nëse Qeveria nuk e kryen obligimin ligjor që ka ndaj ndërmarrjes për mbulimin e humbjeve në shërbimin universal postar.

“Për shkak te mosmbulimit të Shërbimit Universal Postar, ne jemi detyruar që për disa muaj radhazi të bëjmë ekzekutimin e pagave  në dy pjesë. Iu kemi dhënë prioritet gradave nga 1-5 ndërsa nga grada 5- 17 pagat janë paguar me vonesë. Gjithashtu, kemi pasur probleme në pagesat e TVSH-së ndaj ATK-së dhe tani nga kjo e fundit kemi paralajmërime për bllokim të llogarive tona bankare. Posta ka krijuar dhjetëra shërbime të reja në ndërmarrje duke ngritur vlerën e kompanisë, por as këto shërbime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjen që na është shkaktuar nga Shërbimi Universal Postar. Kemi bërë shkurtime drastike të shpenzimeve operative deri në rrezikimin e operimit normal të ndërmarrjes. Tani kërkesat e Sindikatave dhe punonjësve të Postes i konsiderojmë të drejta dhe të ligjshme përmes realizimit të të cilave ne do te bëhemi ndërmarrje stabile e vet qëndrueshme në aspektin financiar si dhe do të m arrim përsipër edhe shërbime të reja në ndërmarrje. Si menaxhment i ndërmarrjes lusim Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të merret me kërkesat e ndërmarrjes sepse çdo ditë vonesë do të jetë me pasoja shumë të rënda për ne, ndërmarrjen dhe imazhin e saj në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Postës.

Menaxhmenti iu ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve për këto shqetësime por këtë situatë thonë se e kanë paralajmëruar kohë më parë përmes shkresave zyrtare dhe prononcimeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat