Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore në gjashtë mujorin e parë të vitit

Ekonomi

Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore në gjashtë mujorin e parë të vitit

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 17:46

Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se që nga themelimi i doganë dhe deri tani është hera e parë që në gjashtë mujorin e parë të vitit Dogana të kaloj 500 milion euro. 

Gjatë periudhës gjashtëmujore (Janar-Qershor 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 504.3 milion euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.5% apo rreth 17 mil€ më shumë.

Ndikim në të hyrat në import për ketë periudhe ka pasur efekti i  MSA dhe pakove fiskale që i referohen prodhuesve, ku duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 21 milion € apo rreth 46.3% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa ndikimi në të hyra doganore nga  pako fiskale që i referohen lirimit nga taksat ne import për prodhuesit  përgjatë periudhës raportuese është rreth 29.6 milion €. 

Gjithashtu edhe ndikimi në të hyra nga importi i  veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 5,335 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra prej 8.6  milion € më pak. 

Totali i ndikimeve negative në të hyra nga këto kategori për ketë periudhe është afër 60 milion € apo shprehur në përqindje rreth 12% te  totalin e të hyrave te grumbulluar nga Dogana e Kosovës për ketë gjashtë mujor.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që ketë vit pritet të këtë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, prapë Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me performancë shumë të mire në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi, mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se  këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do të  kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat