AKP aprovon shpërndarjen e fondeve të likuidimit për kreditorët e 11 NSH-v

Ekonomi

AKP aprovon shpërndarjen e fondeve të likuidimit për kreditorët e 11 NSH-v

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 16:16

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin e gjerë publik se Bordi i Drejtorëve të  Agjencisë në mbledhjen e mbajtur të henën mes tjerash ka vendosur edhe për aprovimin e raporteve të shpërndarjes së përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ligjshëm të 11 ndërmarrjeve shoqërore në Likuidim. 
Ndërmarrjet për të cilat ka vendosur Bordi janë këto: GJI021 KB Shillova me seli në fshatin Shillovë Komuna e Gjilanit, GJI103 NShT Mlladost me seli në Shtërpcë, GJI135 KB Komogllava me seli në Komogllavë - Komuna e Ferizajt,  GJI153 KB Luboteni me seli në Ferizaj, MIT042 NShT Çyçavica me seli në Vushtrri, MIT051 Univerzal me seli në Leposaviq, PRN058 Farmed - Prishtinë, PRN061 Kosova Hidroteknika - Prishtinë, PRN143 KB Fryti me seli në Babush të Muhaxherëve - Lipjan, PRN165 KB Gllogovci me seli në Drenas dhe PRZ012 NSh 18 Nëntori me seli në Rahovec. Pas kompletimit të dokumentacionit dhe kontrollimit të llogarive bankare të kreditorëve dhe ish punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve do të ekzekutohen pagesat në Bankën Qendrore në vlerë prej  501,258.78 € për të gjithë 482 kreditorët e ligjshëm nga këto ndërmarrje shoqërore në likuidim. 

Që nga fillimi procesit të likuidimit deri më tani Bordi i Agjencisë ka aprovuar 172 Raporte të shpërndarjes së parakohshme/përfundimtare për 172 ndërmarrje shoqërore në likuidim. Shuma e fondeve të miratuara nga Bordi Agjencisë deri me tani për shpërndarje te kreditorët e ligjshëm që nga fillimi i procesit të likuidimit ka arritur vlerën prej 24,784,057.36 €. Nga këto shpërndarje deri më tani kanë përfituar rreth 13,500 kreditorë të ndryshëm.

Nga 91,031 kërkesa kreditore  të  ndryshme të dorëzuara në Agjenci deri më tani  Autoritetet e likuidimit kanë lëshuar 90,731 vendime për pretendues të ndryshëm. Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka lëshuar aktvendime për lejimin e përmbylljes së procesit të likuidimit për 17 ndërmarrje shoqërore.

Deri më tani procesi i likuidimit ka filluar për 513 Ndërmarrje Shoqërore/Asete ndërsa edhe për disa  ndërmarrje shoqërore/asete të mbetura procesi i likuidimit do të filloj menjëherë posa të krijohen kushtet teknike, administrative dhe ligjore për fillimin e këtij procesi.  

Agjencia mbetet e përkushtuar që edhe në vazhdim të përgatis dhe të miratoj raporte të shpërndarjes për të gjitha ato ndërmarrje shoqërore dhe asetet në likuidim të cilat i plotësojnë kushtet ligjore për shpërndarje ndërsa sfidë e cila e vështirëson dhe e ngadalëson punën e Agjencisë në sferën e likuidimit mbetet edhe më tutje numri i madh i ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) të cilat e pamundësojnë përgatitjen e raporteve të shpërndarjes për kreditorët e ligjshëm dhe e pengojnë përmbylljen e procesit të likuidimit për shumë ndërmarrje pa u zgjidhur të gjitha ankesat në Dhomë të Posaçme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat