Zëvendëspresidenti i BERZH-it tregon se cilat projekte do i përkrahin në Kosovë

Ekonomi

Zëvendëspresidenti i BERZH-it tregon se cilat projekte do i përkrahin në Kosovë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:49
Alain Pilloux

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Alain Pilloux ka thënë se është diskutuar më Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e disa projekteve.

Pilloux ka theksuar se janë të angazhuar tani në një numër projektesh infrastrukturore.

”Kemi një problem për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë  sa i përket financimit. Ndoshta dy projekte do të mund t’i përfundojmë”.

”Tani jemi të angazhuar në një numër projektesh infrastrukturore. Shpresojmë që deri në fund të këtij viti të përshkruajmë pjesën e ndërtimit të invertarëve”.

”Kemi folur dhe për ndërlidhjen e bashkëpunimeve me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

”Kemi diskutuar përkrahjen e projekteve me Qeverinë e Kosovës dhe jemi dakorduar për një numër projektesh të qarta të cilat janë ato të sektorit privat dhe projekte infrastrukturore sic janë hekurudhat”.

”Dhe po ashtu qëndrueshmëria e prodhimit të energjisë”.

”Qeveria e Kosovës po bën një punë shumë të mirë në miratimin e legjislacionit. ndërsa ne si partner do të shohim të financojmë sektorin solar. Strategjia e Qeverisë i përket qeverisë dhe nuk i përket asnjë institucioni tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat