Rriten çmimet e naftës

Ekonomi

Rriten çmimet e naftës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën pas një rënie të mprehtë në rezervat amerikane sesa që pritej.

Nafta u shtrenjtua me 1.9 për qind në Nju Jork, sipas agjencisë Bloomberg.

Çmimi i naftës amerikane u rrit me 88 centë në 65,95 dollarë për fuçi në tregtimin e përditshëm në bursën e Nju Jorkut.

Rezervat e naftës amerikane ranë javën e kaluar për 5.91 milionë fuçi, gjë që është mbi pritjet e 12 analistëve që individualisht morën pjesë në sondazhin e Bloomberg.

Rritja më e madhe në çmimin e arit të zi ka dëmtuar ngritjen e rezervave të benzinës amerikane prej 3.28 milionë fuçi.

OPEK do të mbajnë një takim së shpejti, tema kryesore e të cilit do të jetë nëse do të mbahen kufijtë e prodhimit në nivelin aktual ose do të rrisin prodhimin deri në një masë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat