"Koston më të madhe të mosliberalizimi të vizave janë duke e bartur bizneset"

Ekonomi

"Koston më të madhe të mosliberalizimi të vizave janë duke e bartur bizneset"

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:09
Safet Gërxhaliu

Mosliberalizmi i vizave po ndikon negativisht në zhvillimin e bizneseve në Kosovë, tha kryetari i Oda Ekonomike të  Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në një konferencë të thirrur për medie.

Gërxhaliu tha se si rezultat i mungesës së lirisë së lëvizjeve, bizneset po detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera, duke shtuar se politikanët në Kosovë nuk e kanë hallin e vizave sepse posedojnë pasaportën diplomatike ose nënshtetësi të rajonit.

“Në OEK çdo ditë e më tepër kemi ankesa të komunitetit të biznesit sa i përket me viza. Afër 39 për qind e bizneseve kanë përjetua zvogëlim të aspekteve konkurrues. 38 për qind e bizneseve kanë rënie të eksporteve. Si mund të ketë zhvillim ekonomik nëse sektori privat është i getizuar. Kosto në është duke e bartur sektori privat”.

“Shumë politikanë në Kosovë nuk e kanë hallin e vizave sepse pjesa e tyre e posedojnë ose pasaportën diplomatike ose nënshtetësi të rajonit. Por brengen e kemi për komunitetin e biznesit që nuk e ka këtë komunitet”.

Ai ka bërë apel tek ambasadat e  BE-së të akredituara në Kosovë të kenë një trajtim të posaçëm për komunitetin e biznesit sa i përket dhënies së vizave, meqenëse me problemin në rritje i krijuar në veçanti në dy vitet e fundit sa i takon aspektit të vizave as marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare nuk po kanë efektin e pritur.

“Shumë biznese do të bëhen të detyruara të blejnë nënshtetësi të vendeve të rajonit. Besoj që ashtë një degradim që Kosovën po e dëmton në faza të shumta. Apeloj tek faktori ndërkombëtar tek administratat e huaja të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik në Kosovë”.

Suad Qafëleshi përfaqësues i kompanisë “Tosa” kërkoi që bizneset të ndihmohen në këtë aspekt. Në të kundërtën siç tha si do të detyrohen të mbyllin bizneset.

“Jemi duke aplikuar në ambasadën austriake për vizë është duke na refuzuar çdoherë. Nuk na marrin parasysh. Kemi bërë ankesa edhe me avokatë por nuk janë marrë parasysh nga ana e ambasadës austriake”.

“Kompania jonë prej 12 vozitësve ka mbet me 2 vozitës. Bëj apel me na jep një ndihmë se s’po mundemi me vazhduar ose me ndërpre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat