Hoti kërkon mbështetjen e qytetarëve për ndaljen e degradimit nga Qeveria - Bota Sot
Hoti kërkon mbështetjen e qytetarëve për ndaljen e degradimit nga Qeveria

Ekonomi

E mërkurë, 20 qershor 2018

Hoti kërkon mbështetjen e qytetarëve për ndaljen e degradimit nga Qeveria

Nga: A.M. Më: 6 qershor 2018 Në ora: 17:18
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e rreziqeve fiskale në Kosovë.

Hoti ka shkruar në Facrbook se përkeqësimi i pozitës fiskale të Kosovës do të ketë pasoja për vitet e ardhshme duke i dëmtuar shpenzimet produktive kapitale që duhet të ndodhin në interes të qytetarëve.

Postimi i plotë:

FMN deklaron se rreziqet fiskale po rriten

Ne deklaraten ne fund te vizites te delegacionit te FMN ne Kosove shprehet shqetesimi per rritjen e rreziqeve fiskale, me gjithe performancen ekonomike.

Vleresoj se perkeqesimi i pozites fiskale te Kosoves do te kete pasoja per vitet e ardhshme duke i demtuar shpenzimet produktive kapitale qe duhet te ndodhin ne interes te qytetareve.

Ne mungese te qeverisjes efektive, reformat per te mbeshtetur sektorin privat jane duke u vonuar. Si rezultat papunesia e larte nuk duket se do te vazhdoje ne trendin renes qe kishte ne qeverine e kaluar.

Duhet te nderpritet sa me pare ky degradim institucional. Na duhet mbeshtetje e madhe qytetate per te nderprere sa me pare kete degradim qe mund te kete pasoja per vite ne jeten e qytetareve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test