Mbi 70 milionë euro u rritën shpenzimet qeveritare vitin që shkoi - Bota Sot
Mbi 70 milionë euro u rritën shpenzimet qeveritare vitin që shkoi

Ekonomi

E martë, 14 gusht 2018

Mbi 70 milionë euro u rritën shpenzimet qeveritare vitin që shkoi

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 15:19
Ilustrim

Rreth 72.5 milionë euro janë rritur shpenzimet e përgjithshme qeveritare në vitin 2017 krahasuar me vitin paraprak.

Gjatë vitit 2017 totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1, 836.2 milionë euro, ku pjesa më e madhe e shpenzimeve përbëjnë pagat dhe mëditjet.

Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2017, i cili paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

“Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2017 ishin 1 921.2 milionë Euro. Në krahasim me vitin paraprak ishte një rritje prej 8% e të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 68% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj., që paraqesin 12%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.Në vitin 2017, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 836.2 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 30%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 25%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 10%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme për vitin 2016 ishte 1, 764.7 milionë euro.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test