Tremujori i parë pa ndryshime në indeksin e çmimeve të importit

Ekonomi

Tremujori i parë pa ndryshime në indeksin e çmimeve të importit

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2018.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë ishte i pandryshuar (0.0%) në TM1  2018, krahasuar me TM4 2017.

Përkundër mosndryshimit të indeksit të çmimeve të importit në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017, vërehen disa rënie të çmimeve te disa sektorë. 

Sipas kumtesës për media të kësaj agjencie, rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: këpucët (-13.0%); produktet bimore (-5.0%); lëkura dhe artikujt prej saj (-4.2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-3.7%); vajrat ushqyese (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.8%); produktet e industrive kimike  (-0.6%); druri dhe artikujt e drurit (-0.5%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (3.3 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.6%); tekstili dhe artikujt e tij (2.0%); produktet minerale (1.5%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.2 %); artikujt e ndryshem të prodhuar (0.1%); dhe letra dhe artikujt e saj (0.1%).

Ndërkaq, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.4% në TM1 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 201&). Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (12.3%); tekstili dhe artikujt e tij (6.1%);  produktet bimore (4.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (3.2%); produktet minerale (1.6%); vajrat ushqyese (1.4%); mjetet e transportit (0.5 %); si dhe druri dhe artikujt prej tij (0.2%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-13.5%); lëkura dhe artikujt e saj (-10.5.%); letra dhe artikujt e saj (-6.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-2.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar( 2.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.5%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.4 %); dhe produktet e industrive kimike (-0.7%). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat