Çmimet e konsumit me 2017 ishin më të larta për 1.5 % krahasuar me vitin 2016 - Bota Sot
Çmimet e konsumit me 2017 ishin më të larta për 1.5 % krahasuar me vitin 2016

Ekonomi

E enjte, 21 qershor 2018

Çmimet e konsumit me 2017 ishin më të larta për 1.5 % krahasuar me vitin 2016

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për vitin 2017.

Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 – 2017 të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në vend në vitin 2017 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind  krahasuar me vitin 2016.

Kjo, kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (5.8%) me një ndikim prej 0.4 për qind; rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (6.0%) me një ndikim prej 0.3 për qind; duhani (5.7%) me një ndikim prej 0.2 për qind; buka dhe drithërat (0.7%); mishi (1.0%); qumështi, djathi dhe vezët (2.1%); pemët (7.3%); sheqeri dhe ëmbëlsirat (4.6%); kafja, çaji dhe kakao (8.1%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1.1%); këpucët (3.7%), ku secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK.

Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: blerja e automjeteve (-1.4%); pajisjet audio-vizuele, fotografike dhe për përpunimin e informative (-5.8%), ku secili nëngrup ndikoi me (-0.1 %) në IHÇK.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test