Hamza njofton FMN-në për stabilitetin makro fiskal

Ekonomi

Hamza njofton FMN-në për stabilitetin makro fiskal

Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:01
Hamza ka pritur sot në takim Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën të udhëhequr nga Stephanie Eble

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën të udhëhequr nga Stephanie Eble, të cilët i ka njoftuar për trendin e të hyrave, nivelin e shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Gjatë takimit ministri Hamza e njoftoj Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave, për trendin e mirë të hyrave, nivelin e  shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi. 

Ministri Hamza, po ashtu e njoftoj stafin e FMN-së për ligjet e reformës tatimore dhe planet për të vazhduar me reforma në politika fiskale në të mirë të bërit biznes në Kosovë. 

Sipas tij, Ministria e Financave vazhdon të ketë raporte të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe falënderoi FMN-në për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.

Ndërsa, udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën, Stephanie Eble, falënderoi ministrin Hamza për paraqitjen e progresit dhe vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të misionit të FMN me Ministrin e Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat