Ndahen 200 mijë euro për të rinjtë

Ekonomi

Ndahen 200 mijë euro për të rinjtë

Më: 30 maj 2018 Në ora: 15:57
Ndahen 200 mijë euro për të rinjtë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkroi sot kontrata për mbështetje financiare me 119 organizata rinore për projekte të ndryshme në vlerë rreth 200 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kërkoi nga përfituesit që projektet të implementohen suksesshëm për të gjithë të rinjtë Kosovar me qëllimi vetëdijesimin e të rinjve në fushën edukimit, shëndetësisë, ambientit dhe parandalimit të ekstremizmit.

Gashi: Projektet të kenë impakt për të gjithë të rinjtë

“Kërkoj nga ju gjatë implementimit të projekteve, vërtet të kemi impakt për të gjithë të rinjtë të cilët do të jenë pjesë përbërëse e implementimit të këtyre projekteve rinore. Kjo ka qenë një fazë e re në Ministrinë e Kulturës dhe jemi duke bashkëbiseduar edhe me drejtorin dhe gjithë stafin që ta ristrukturoj departamentin e rinisë në kuptimin shpërndarjes së granteve”, ka thënë Gashi.

Pjesë e këtyre projekteve përfituese janë edhe nga komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë, serb, boshnjak, turq, ashkali e të tjerë.

Ministri i MKRS-së sot paralajmëroj një projekt madhor për ndërtimin e një kompleksi për të rinjtë e Kosovës. Gashi tha se për këtë projekt, është siguruar parcela prej një hektarësh në Gjakovë me qëllim që sa më shumë të rinjve në Kosovë t’ju ofrohen kushte dhe infrastrukturë për zhvillim të aktiviteteve rinore.

Gashi: Për herë të parë do ta kemi edhe një kompleks rinor, me model amerikan

“Kosova ka nevojë që ta fokuson një program të ri, I cili do të ndihmon të rinjtë në Republikën e Kosovës, rreth përgatitjes së tyre për tregun e punës, për të përcaktuar profilin e se cilit të rinj në të ardhmen përmes këtyre projekteve rinore. Është një fat I madh që në Republikën e Kosovës për herë të parë do ta kemi edhe një kamp për të rinj, një qendër ose një kompleks multi funksional rinor, model I marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky projekt tashmë ka marr dritën jeshile”, tha ai.

Ministri Gashi paralajmëroi se kanë për ta krijuar shumë shpejt edhe një ‘Fond për të rinj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat