Deutsche Bundesbank do ta përkrahë BQK-në

Ekonomi

Deutsche Bundesbank do ta përkrahë BQK-në

Më: 30 maj 2018 Në ora: 08:44
Fehmi Mehmeti dhe Johannes Beermann

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë vizitës në Frankfurt të Gjermanisë, ka takuar zëvendës Presidentin dhe njëherit anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Dr. Johannes Beermann.

Në takimin e zhvilluar, Guvernatori Mehmeti e informoi zëvendës Presidentin e Deutsche Bundesbank, Beermann, me zhvillimet e fundit në ekonominë dhe sistemin financiar në Republikën e Kosovës.

“Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Deutsche Bundesbank dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës, në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, bëhet e ditur përmes kumtesës për media.

Dr. Johannes Beermann uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së duke shprehur kënaqësinë lidhur me shëndetin financiar në Kosovë dhe e siguroi atë për përkrahje, dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dyja autoriteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat