Balaj: Të shkojnë në burg akterët e kontratave milionëshe në Telekom

Ekonomi

Balaj: Të shkojnë në burg akterët e kontratave milionëshe në Telekom

Më: 28 maj 2018 Në ora: 13:51
Lami Balaj

(E plotësuar) - Sindikata e Telekomit të Kosovës ka dorëzuar sot në Departamentin e Krimeve Ekonomike 13 kontrata me anekse, ku 6 prej tyre janë kontrata milionëshe nga periudha 2009-2018, e akterët e të cilave u kërkua të shkojnë në burg.

Me këtë rast kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj, tha se këto kontrata janë të dëmshme për Telekomin dhe se si të tilla janë shkaktare të gjendjes aktuale në të cilën ndodhet Telekomi. Nga 6 kontratat e mëdha të dorëzuara, ai përmendi kontratën milionëshe të “Z-Mobile”, për të cilën tha se është më e madhja dhe si e tillë shkakton dëm të madh.

Sa i përket dokumenteve, ai theksoi se dokumentet janë konfidenciale derisa shtoi se nuk dëshirojnë t'i dëmtojnë hetimet me publikimin e tyre.

Balaj: Ne i dorëzuam tek Krimet Ekonomike 6 kontrata milionëshe

“Sapo e dorëzuam në Krimet Ekonomike në Prishtinë një pjesë të kontratave të dëmshme, të cilat ne dyshojmë që këto kontrata e kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje që është. Ne i dorëzuam zyrtarisht drejtorit të Krimeve Ekonomike kontratat. Në ato kontrata janë rreth 6 kontrata milionëshe dhe aneks kontratat që janë të përfshira në to. Ne besojmë fuqishëm se duhet të zbardhen të gjitha ato që i kanë ndodhur Telekomit të Kosovës, duke filluar nga këto kontrata që i kemi dorëzuar dhe kontrata tjera që besoj që ka në Telekom... Këto kontrata kanë të bëjnë me periudhën 2008-2018. Për shkak të hetimeve ne nuk mund t’i bëjmë publike”, tha Balaj.

Sa i përket uljes së pagave për punonjësit e Telekomit të Kosovës, Balaj tha se një gjë e tillë nuk është zgjidhje pa shkuar akterët e kontratave të këqija në burg.

Madje ai theksoi se nuk do të lejojnë të ketë ulje pagash as edhe për një cent.

Balaj: Ulja e pagave nuk diskutohet, duhet të shkojnë në burg akterët e kontratave milionëshe

“Ne Ministrisë i kemi treguar se nuk është zgjidhje dhe është punë e padiskutueshme. Së pari duhet të zbardhen akterët, duhet të shkojnë në burg njerëzit që e kanë pru në këtë gjendje sepse nuk mundet me paga të punëtorëve, edhe nëse i ulë në 100 përqind, pa shkuar këta njerëz në burg, pa i ndalë këto kontrata të këqija. Ne thjesht po dëshirojmë të bëjmë atë që është dashur ta bëjnë para nesh shumë njerëz”, tha ai.

Tutje, Balaj bëri të ditur se në takimin e javës së kaluar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë biseduar për kontratat në fjalë, për pagat dhe probleme të tjera. Teksa shtoi se edhe kësaj jave pritet të kenë një takim tjetër me ministrin Lluka

Kontratat e dëmshme për Telekomin dorëzohen në krimet ekonomike

Sindikata e Telekomit të Kosovës ka dorëzuar sot në Departamentin e Krimeve Ekonomike 13 kontrata me anekse, ku 6 prej tyre janë kontrata milionëshe nga periudha 2009-2018.

Kryetari i Sindikatës, Lami Balaj, tha se këto kontrata janë të dëmshme për Telekomin dhe se si të tilla janë shkaktare të gjendjes aktuale në të cilën ndodhet Telekomi.

Ai tha se dokumentet janë konfidenciale dhe nuk dëshirojnë t'i dëmtojnë hetimet me publikimin e tyre.

"Ne dorëzuam sot një pjesë të kontratave të dëmshme, të cilat e kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje. Janë 6 kontrata të mëdha, milionëshe. Kontrata milionëshe e Z-Mobile që i kanë shkaktuar dëme Kosovës. Ne besojmë se duhet me u zbardh gjithçka që ka ndodhur deri më tash", tha ai.

Balaj foli edhe për uljen e pagave, me ç'rast tha se nuk është zgjidhje pa shkuar akterët e kontratave të këqija në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat