OEK apelon tek eksportuesit në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen në sistem të Doganës - Bota Sot
OEK apelon tek eksportuesit në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen në sistem të Doganës

Ekonomi

E shtunë, 18 gusht 2018

OEK apelon tek eksportuesit në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen në sistem të Doganës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:41
Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës, fton të gjitha kompanitë kosovare që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e sistemit gjeneral të preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet si informatë në ueb faqen e Doganës së Kosovës dhe të njëjtën të paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem.

“Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto vende dy të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me FORMA A”, thuhet në një deklaratë për media nga OEK.

Sipas OEK afati i fundit për aplikim është 30 qershor ndërsa pas kësaj date  kompanitë kosovare eksportuese në këto vende, nëse nuk janë të regjistruara në sistem do t’i nënshtrohen taksës doganore nga Zvicra dhe Norvegjia.

OEK thekson se deri më tani një numër shumë i vogël i kompanive janë regjistruar, mirëpo mundësitë për zgjerim të numrit dhe përfitim janë shumë më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test