Konkurrenca e përmirëson biznesin tuaj - Bota Sot
Konkurrenca e përmirëson biznesin tuaj

Ekonomi

E premte, 22 qershor 2018

Konkurrenca e përmirëson biznesin tuaj

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Ndërmarrësit e suksesshëm arrijnë sukses nën presion të konkurrencës. Në vend se ta shohin konkurrencën si pengesë, ata e shohin si një mundësi.

Dharmesh Shah, bashkëthemeluesi i Hubspot shkruan: “Ju jeni shpesh konkurrenti juaj më i madh. Ju nuk duhet të injoroni tërësisht konkurrencën tuaj, por beteja më e madhe ndodh brenda katër mureve të zyrës së biznesit tuaj. Bizneset fillestare ekzekutojnë një strategji në baza ditore dhe kanë vetëbesim. Shumica e bizneseve fillestare nuk humbasin për shkak të konkurrencës, ato humbasin sepse humbasin dëshirën për të luftuar”.

Në themel, ju jeni rreziku juaj më i madh.

Konkurrenca është e mirë. Në fakt, një rival i shëndoshë ju sfidon të punoni me më shumë zgjuarsi me burimet që keni. Për të bërë këtë, shfrytëzoni talentet unike të ekipit tuaj dhe ndërtoni një biznes që konkurrentët nuk do të kishin guxim t’a sfidonin. Edhe nëse kompanitë tjera në industrinë tuaj tentojnë të bëjnë çmime më të ulëta dhe të vjedhin konsumatorët tuaj, mendoni pozitivisht për mënyrat se si mund të ndihmojnë biznesin tuaj të rritet.

Shmangja e vetëkënaqësisë

Furnizuesit e vetëm në një industri shpejtë ndalojnë së sjelli risi sepse ata nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë. Fatkeqësisht, ata pa dije vazhdojë të mbajnë status kuonë. Konkurrentët kanë një shprehi që të ju mbajnë në këmbët tuaja.

Ndërtimi i ndikimit të markës

Bëjeni misionin tuaj që të dalloheni si udhëheqës në sferën e ekspertizës tuaj. Audienca juaj do ju admirojë për udhëheqjen tuaj dhe natyrisht do ju zgjedhë juve në vend të tjerëve shitës.

Krijimi i vetëdijesimit

Rivalët ju detyrojnë të vlerësoni forcat dhe dobësitë tuaja. Përdorni superfuqitë tuaja për të krijuar një propozim më unik për konsumatorët. Kuptoni të metat tuaja dhe gjeni mënyra për t’i mposhtur ato.

Inkurajimi i dallimit

Konkrurrentët vazhdimisht do të provojnë të ofrojnë shërbim më të mirë të konsumatorit, cilësi më të mirë të produktit dhe marketing më të mirë. Në tregje të shëndosha, blerësit do të kërkojnë zgjidhjet më të mira për nevojat e tyre specifike. Dalloni ofertat tuaja me qëllimin e krijimit të një vlere të jashtëzakonshme për përdoruesit të cilëve iu shërbeni.

Shfrytëzimi i trendeve të industrisë

Konkurrenca tregon kërkesat e fuqishme të konsumatorëve. Ofron vlefshmëri për atë që bëni. Në tregje të reja, kjo është një mundësi të promovoni një trend i cili do t’i bëjë blerësit dhe median të emocionuar për punën tuaj.

Formimi i ortakërive të papritura

Krijoni aleancë me biznese të njëjta si ju. Shkëmbeni teknologjinë dhe mjetet, zgjeroni tregun, promovoni produktet e njëri tjetrit dhe bashkëpunoni për të edukuar konsumatorët. Ndoshta një ditë, ju mund të bashkoheni me konkurrentin tuaj më të madh.

Mësimi i përbashkët

Shikoni konkurrencën me kujdes. Njohuritë dhe burimet që ata kanë mund të jenë më të mira dhe më ndryshe se tuajat. Në mënyrë aktive mësoni se si menaxhojnë dhe rrisin operimet e tyre. Së shpejti, ju do të zbuloni mënyra për t’i aplikuar ato mësime të mësuara në  biznesin tuaj.

Kufizimi i një fushe

Dikush gjithmonë do të jetë më i mirë se ju në diçka, dhe kjo është në rregull. Konsumatorët meritojnë shërbimet dhe produktet më të mira për të përmbushur nevojat e tyre individuale. Për të ndërtuar një biznes profitabil, fokusoni përpjekjet tuaja në një segment më të vogël të tregut. Duke kufizuar fushën tuaj, ju krijoni një përparësi në krahasim me konkurrentët.

Planifikimi afatgjatë

Pa konkurrentë, shumë firma humbasin në praktikat e tyre ditore të mirëmbajtjes së biznesit të tyre. Përderisa kompanitë tjera i bashkohen tregut, ju do të duhet të filloni të sfidoni veten për të përmbushur më shumë.

Prioritizimi i nevojave të konsumatorit

Në vend se të fokusoni energjinë tuaj tek konkurrenca, investoni që të bëheni një organizatë e cila është e përqendruar tek konsumatorët. Në këtë mënyrë, ju do të rrisni besnikërinë e blerësve dhe lehtësisht do të mbroheni nga furnizuesit ose shitësit agresivë të cilët kanë për qëllim të vjedhin klientët tuaj. Në fund të ditës, janë përdoruesit tuaj, jo konkurrentët, të cilët kanë fuqinë për të krijuar apo për të prishur biznesin tuaj.

Shmangni lejimin e ndikimit negativ të rivalëve në biznesin tuaj. Investoni që të shfrytëzoni plotësisht mundësitë që i keni në dispozicion kur ka kompani tjera të cilat shënjestrojnë të njëjtën audiencë dhe blerës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test