Parku për Inovacion në Prizren, katalizator i zhvillimit ekonomik

Ekonomi

Parku për Inovacion në Prizren, katalizator i zhvillimit ekonomik

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:24
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deklaroi sot se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren do të jetë një nga katalizatorët e zhvillimit ekonomik të vendit, përmes fuqizimit të rinisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës.

Ai gjatë takimit të Komitetit të Përkohshëm Drejtues për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, tha se është i përkushtuar që ky park të jetë një nga katalizatorët e zhvillimit ekonomik të vendit, fuqizimit të rinisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës në ekonominë globale digjitale.

Parku do të funksionalizohet në hapësirën që është shfrytëzuar nga KFOR-i gjerman në Prizren, si dhe do jetë mundësi për zhvillim ekonomik të Kosovës përmes krijimi të hapësirë për të rinjtë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës në ekonominë digjitale.

Takimi i radhës i Komitetit të Përkohshëm Drejtues për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për funksionalizimin e tij që pritet të bëhet  në fillim të vitit 2019 dhe ai pritet të jetë i hapur edhe për të rinjtë nga vendet e rajonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat