Kontrabanda në veri nuk ka të ndalur - Bota Sot
Kontrabanda në veri nuk ka të ndalur

Ekonomi

E shtunë, 18 gusht 2018

Kontrabanda në veri nuk ka të ndalur

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:38
Publikimi i studimit “Bottleneck”

Nga 460 biznese të anketuara, shumica prej tyre deklarojnë se informaliteti ose konkurrenca jo lojale mbeten ndër barrierat kryesore për bizneset.

Kështu është thënë sot gjatë publikimit të studimit “Bottleneck”, me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në Kosovë.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se ndër barrierat kryesore për bizneset janë ekonomia infomale, kamatat e larta në bankat komericiale për biznese, kostoja e lartë e energjisë dhe mungesa e parasë së gatshme.

Gërxhaliu: Konkurrenca jo lojale, barriera më e madhe

“Ka raportuar si barrierën më të madhe konkurrencën jo lojale nga ekonomia e hirtë, pasur nga kostoja dhe besueshmëria në furnizim me energji elektrike, kamatat e larta dhe kosto të tjera të transaksioneve tjera bankare. Dhe një ndër problemet kryesore është mungesa e parasë së gatshme, duke nënkuptuar vonesat në pagesa nga ana e konsumatorëve, me të cilën problematikë ballafaqohen më tepër se 32 për qind të bizneseve të anketuara. Ndërsa, ajo që e bën këtë raport më kredibil, është adresimi i sektorit privat lidhur me mungesën e fuqisë punëtore të shkathtë, ku 31. 6 për qind të bizneseve e kanë një ndër sfidat kryesore”, ka thënë Gërxhaliu.

Në bazë të një publikimi të OEK-ut, barrierat në ekonomi janë edhe korrupsioni, mungesa e kornizës ligjore, jo stabiliteti politik barrierë për bizneset, mungesë e punëtorëve të kualifikuar. Në bazë të këtij publikimi mos liberalizimi i vizave ka ndikuar që bizneset të humbin kontaktet me ato ndërkombëtare. 50 për qind e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se punësimi është në rritje.

Sytrime Dervisholli nga Departamenti i Tregtisë në MTI, pohoi se një numër prej këtyre barrierave vetëm se janë pranuar në vazhdimësi, dhe janë duke punuar për adresimin e tyre.  Por, ajo veçoi energjinë elektrike si problem kryesor që çon kompanitë drejt mbylljes.

Dervisholli: Ka pasur raste kur është mbyllur kompania, për shkak të problemit të energjisë

“U përmend, njëra ndër to energjia elektrike vazhdon të mbetet njëra nga shqetësimet kryesore të bizneseve dhe kemi pasur raste evidente që ka ndodhur deri te mbyllja e kompanisë ose fabrikës për shkak të këtij problem, të cilën fatkeqësisht Ministria e Tregtisë është limituar në kompetencën e saj, meqenëse është një obligim apo përgjegjësi që i takon institucioneve të tjera”, ka thënë Dervisholli. 

Ndërsa, Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës, tha se edhe pse janë krijuar proceduara të thjeshtësuara në doganë, prapë ka vend të punohet më shumë për të mos pasur ankesa nga bizneset. Ai pranoi se ka ende kontrabandë në veri të Mitrovicës.

Berisha: Kontrabanda në veri po zhvillohet përmes vijës së gjelbër kufitare

“Është sfidë ajo që u cek edhe prej parafolësve, çështja e ekonomisë të zezë dhe jo formale në pjesën e Mitrovicës veriore. Të gjithë jemi në dijeni, për shkak të situatës që kemi atje. Ajo që dua t’ju siguroj se ka shumë më shumë kontroll nga institucionet e shtetit se që ishte para disa viteve, jemi prezent në vendkalimet kufitare. Një kontrabandë, e cila është duke u zhvilluar atje, është shumë me e vogël se që ka qenë para shumë viteve, por prapë është duke u zhvilluar përmes vijës së gjelbër kufitare, e cila në këtë rast kërkon një përkrahje dhe një qasje gjithë përfshirëse”, ka pohuar Berisha.

Sakip Imeri, drejtor në ATK, deklaroi se ATK është e përqendruar në luftimin e ekonomisë infomale dhe se ka arritur të ulet kjo shkallë krahasuar me vite të mëhershme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test