ATK me shërbim të ri për menaxhimin e rimbursimeve - Bota Sot
ATK me shërbim të ri për menaxhimin e rimbursimeve

Ekonomi

E martë, 14 gusht 2018

ATK me shërbim të ri për menaxhimin e rimbursimeve

Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:23
?ATK

Administrata Tatimore e Kosovës përmes sistemit elektronik EDI është duke punuar që të nxjerr modulin e ri të rimbursimit.

Ky modul  ka  për qëllim menaxhimin e kërkesave për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale, si dhe Tatimit në të Ardhurat në Korporata të cilat pranohen në mënyrë elektronike, me deklaratën tatimore të tatimpaguesit dhe ofron lehtësi për tatimpaguesit, shkurtim të kohës dhe zvogëlim të shpenzimeve për tatimpaguesin, si dhe kursim të resurseve njerëzore në ATK.

Ky institucion përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se moduli për menaxhimin e rimbursimeve mundëson edhe gjenerimin e raporteve për çdo kërkesë për rimbursim me informata si: NF, emrin e tatimpaguesit, llojin e tatimit, periudhën tatimore, datën e kërkesës, shumën e kërkuar, personit që i është deleguar, datën e delegimit, statusin, datën e aprovimit/refuzimit, shumën e aprovuar, obligimet tatimore, shuma që do t’i transferohet tatimpaguesit si dhe kohëzgjatjen e shqyrtimit të kërkesës për rimbursim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test