Rimbursimi i TVSH, Ahmetaj: Përfitojnë fermerët e regjistruar

Ekonomi

Rimbursimi i TVSH, Ahmetaj: Përfitojnë fermerët e regjistruar

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:35
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka vijuar dje takimet në kuadër të turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në njësitë Grabian dhe Gradishtë të Bashkisë Divjakë.

Në takimin e zhvilluar me fermerët e zonës së Divjakës, ministri Ahmetaj tha se fermerët e regjistruar kanë përfituar 22 milionë dollarë nga rimbursimi i TVSH-së. “Mbani mend kur Sali Berisha ju thoshte, “Kemi TVSH 6% dhe do t’ju rimbursohet vetëm 6%?” Por cila ishte e vërteta? E vërteta ishte që ju nuk morët asnjë lek. Zero. Jo një lek, apo dy lekë, zero! Ka qenë iniciativa e Kryeministrit për ta bërë TVSH 20%. Është e vështirë për buxhetin e shtetit, por është shumë e rëndësishme për ju. Po pse? Sepse ju sot si fermerë, kur keni NIPT-in, keni mundësinë që të rimbursoheni me 20%; 20% të të gjithë autofaturës që bëhet nëpërmjet grumbulluesve dhe, fatmirësisht, ju keni shumë grumbullues këtu dhe, fatmirë- sisht, i keni shumë të konsoliduar dhe, fatmirësisht, shumica e tyre janë të formalizuar, gjë që ju ndihmon. E dini se sa kemi rimbursuar vitin e kaluar? 22 milionë dollarë. Janë 22 milionë dollarë që nuk i kishin dikur fermerët, por sot i kanë, për shkak të politikës së qeverisë” – tha ministri, duke shtuar se “është e domosdoshme që skema të funksionojë, duke garantuar që paratë e buxhetit të shtetit të shkojnë realisht te fermerët”.

Kreu i Financave tha se në mbështetje të bujqësisë, me buxhetin e këtij viti do të vihen 22 milionë euro. “Pjesa tjetër ka të bëjë me mbështetjen për bujqësinë. Mbështetja për bujqësinë sivjet në 2018 është realisht më e larta në 27 vite. Janë 26 milionë dollarë, pra, afërsisht 22 milionë euro vetëm nga buxheti i shtetit për mbështetjen tuaj. Ndërkohë, fillon shumë shpejt projekti i Komisionit Europian IPARD dhe kjo është zona që është më shumë e prirur për të përfituar, qoftë si fermerë, por qoftë dhe si bashkime bujqë- sore. E gjithë shuma, së bashku me kontributin e buxhetit të shtetit, shkon në 93 milionë euro” – tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat