Lluka: Nëse rritja e pagave dëmton KEK-un, do të marrim masa ndaj bordit

Ekonomi

Lluka: Nëse rritja e pagave dëmton KEK-un, do të marrim masa ndaj bordit

Më: 20 maj 2018 Në ora: 10:03
Valdrin Lluka

Edhe pse Korporata Energjetike e Kosovës muaj më parë iu ka rritur pagat punëtorëve të saj nga 100 euro në mënyrë lineare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nuk ka vepruar njësojë sikur me ndërmarrjen e “Ibër lepencit” për shkarkimin e bordit për rritje të pagave.

KEK ka shpërndarë rrogën e 13-të për menaxhmentin dhe Bordin, si dhe bonuese të ndryshme në vazhdimësi për stafin e kësaj ndërmarrje publike, ku paga mesatare është rreth 800 euro, megjithatë, ministri Lluka për kp tha se nëse Bordi i KEK-ut ka dëmtuar këtë ndërmarrje energjetike me ngritjen e pagave së fundmi për punëtorë, duhet të merren masa edhe ndaj këtij bordi.

Ai ka thënë se KEK-u vitin e kaluar ka deklaruar 10 milionë euro fitim, por që Qeverisë së Kosovës, nuk i paguan devidentë.

Ndërsa, ka sqaruar për vendimin e marrë ditë më parë shkarkimin e katër anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes publike “Ibër lepenc”.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka miratuar më 8 maj propozimin për shkarkimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”, pasi Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar shpërndarjen e bonuseve për shkak të gjendjes së rëndë të ndërmarrjeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat