Kosova ka rezerva minerale deri në 25 miliardë euro

Ekonomi

Kosova ka rezerva minerale deri në 25 miliardë euro

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:13
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani

(E plotësuar)- Kosova disponon rezerva minerale deri 25 miliardë euro, prandaj investimi në sektorin minerar do të mundësoj normë të lartë të rritjes ekonomike dhe sociale në vend.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për zhvillimin e sektorit minerar në vend.

Sipas tij me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori është hartuar strategjia e minierave të Republikës së Kosovës për vitin 2012-2025.

Limaj: Kosova disponon rezerva minerale deri në 25 miliardë euro?

“Në këtë aspekt strategjia përcakton shfrytëzimin sa më racional në zhvillim të resurseve minerare përmes krijimit të favorshme për shfrytëzim dhe valorizim ekonomik të resurseve tona në sektorin minerar dhe trajtimin çështjeve sociale për përfitimin e komuniteteve dhe përkujdesja për mjedisin. Në aspektin ligjor e normativ strategjia minerare e Republikës së Kosovës 2012-2025 përcakton një kornizë ligjore me rreth 33 ligje, udhëzime administrative, rregullore dhe ligje që mund të kenë ndikim në sektorin minerar...06’35”Nga hulumtimet që janë bërë nga ekspertët tanë të përfshirë në këtë strategjie del se diku Kosova aktualisht nga to që dihen disponon rezerva minerale diku mes 12.5 deri 25 miliard euro ”,  tha Limaj.

Tutje ai shtoi edhe përmes strategjisë kombëtare 2016-2021 do të mundësohet fuqizimi i sektorit minerar, dhe kjo strategji trajton edhe rivitalizimin e ndërmarrjes “Trepça” ku së shpejti sipas tij pritet edhe konsolidimi i ligjit për këtë ndërmarrje.

Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në këtë konferencë ka folur për mundësitë që po ofrohen për investitorët e huaj sa iu takon zonave me interes të veçantë të shpallur nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se janë duke punuar për të krijuar lehtësira për të gjithë investitorët strategjik që duan të investojnë në sektorin minerar në Kosovë.

Hasani: Do krijojmë lehtësira për investitorët strategjik?

“Besoj në takimin e fundit që kemi pasur të komisionit ndërministror kemi pasur analiza dhe kërkesa të investitorëve në fusha të minierave, kemi rënë dakord që t’i bëjmë lehtësime apo përjashtime, t’i bëjmë një rekomandim Qeverisë së Kosovës që investitorët të cilët po mund të investojnë në këto zona pas marrjes të statusit të investonit strategjik t’i mundësohet se në rast se po e themi nuk ka minerale për ato të cilat hyjnë investitorët t’i jepet mundësia që  të tërhiqet në një afat ligjor pa penallti, pa i dënuar”, u shpreh Hasani.

Sipas tij duke marr parasysh se edhe  infrastruktura  rrugore është përmirësuar  dhe janë bërë shumë lehtësira për prodhuesit në këtë vit presin që të ketë shumë investitorë strategjik.

Sektori i minierave dhe mineraleve ka ngecur si pasoëj e disa ngatërresave burokratike tha ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Sipas tij këto ngatërresa po mënjanohen përmes ligjit për Investime Strategjike dhe atij për Miniera dhe Minerale të cilat do e liberalizojnë tregun e  vendit për investitorët e huaj.

Gashi: Dy ligje do e liberalizojnë tregun në Kosovë?

“Ligji për investime strategjike i cili mundëson që në një shpejtësi të madhe pa komplikime burokratike të arrihet deri tek një marrëveshje mes Qeverisë dhe investitorit potencial dhe ligji i ri i minierave dhe mineraleve që është në përpunim e sipër i cili praktikisht do të reflektoj edhe në ligjin për investime strategjike pra që të liberalizohet ky treg “, u shpreh Gashi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi duke ofruar mbështetje për Kosovën në mundësin e zhvillimi të sektorit mineral tha se vendi ynë  nuk ka bërë sa duhet për zbulimin  në shfrytëzim të  mineraleve që ndodhin në brezin kufitar.

E për këtë çështje ai ka kërkuar nga dy Qeveritë që të krijohet një komision ad-hoc  që këto pasuri minerale të paraqiten para investitorëve të interesuar.

Minxhozi: Propozoj të krijohet një komision i përbashkët?

“Të krijohet një komision i përbashkët ndërveprues ad-hoc Shqipëri-Kosovë për tu marr me një projekt të prekshëm të aksesueshëm, dy paraqitet dy Qeverive respektive Shqipërisë dhe Kosovës për të dhënë fonde e duhura për të dal me një paketë  sidomos në brezin kufitar. Kjo do të ndikonte shumë jo thjeshtë për zbulimin por për shfrytëzimin e mineraleve të fjetura deri tani. Unë kam besim të plotë se ekspertët, vëllezërit e të dyja anëve kanë mundësi për të bëjë një projekt të prekshëm madhor dhe të askesueshëm  që mund ta kthej Kosovën e them me bindje në një zonë tepër të rëndësishme të industrisë minerare që do të dërgoi deri në dyfishin e eksporteve të saja në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Sipas ambasadorit shqiptar  një projekt i tillë do ndikonte edhe në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Enis Aliko, tha se ky sektor në Shqipëri  është i privatizuar,duke  theksuar se ligjet që mundësojnë dhe krijojnë kushte për investime, shtoi se siguria në vendin e punës mbetet problem.

Në konferencën ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri” i cili do të zgjas dy ditë do të  diskutohet për procedurat ligjore për licencimin e aktiviteteve minerare,  prezantohen zonat me Interes të Veçantë të shpallura nga Qeveria,  Minierat si investime strategjike e potencialet e ndërmarrjes “Trepça” etj. 

Hasani: Në fushën e minierave duhet investitorë të jashtëm

Për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë vendi është i rëndësishëm edhe zhvillimi i sektorit të minierave dhe mineraleve në Kosovë.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se Qeveria e Kosovës me qëllim të zhvillimit të sektorit minerar ka hartuar strategjinë  e minierave të Kosovës 2012/2021 qëllimi të cilës është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social.

"Në aspektin ligjor kjo strategji përcakton kornizë ligjore udhëzime administrative që mund të kenë ndikim në sektorin minerale dhe për të fuqizuar këtë sektori janë bërë përpjekje edhe përmes strategjisë kombëtare . Nga hulumtimet e bëra del se Kosova dispononin vlera nga 2,5 deri në 25 milionë euro dhe investimi në sektorin minerale mundëson normë më të lartë të zhvillimit ekonomik", tha Limaj. 

 Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës është drejt konsolidimit të legjislaturës për ndërmarrjen minerale "Trepça" dhe përmes kësaj mundësohet fuqizimi i saj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se Kosova është në fazën më të mirë për të bërë investime sidomos në fushën e minierave, e për këtë sipas tij duhen edhe investitor të jashtëm. Sipas tij në këtë drejtim janë duke krijuar disa lehtësira që do tërhiqnin më shumë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi tha se sektori i minierave ka ngecur për shkak të ngatërrime burokratike dhe tani këto ngecje përmes ligjit të investimeve strategjike dhe ligjit të ri të minierave i cili do reflektojë edhe në ligjin për Investime Strategjike që stimulon investitorët për të investuar në këtë sektor.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se Kosova nuk ka bërë shumë për zbulimin e mineraleve të saj të fjetura në zonën kufitare dhe për këtë ai propozoi që së bashku dy shtetet  të krijojnë një komision kështu duke bërë një projekt për mineralet në brezin kufitar pasi që vetëm në këtë mënyrë Kosova do të mund të kthehet në një zonë tepër të rëndësishme minerale dhe do të krijoheshin mijëra vende pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat