Kosova dhe Gjermania do të nënshkruajnë dy marrëveshjeve grant për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, në vlerë 4 milionë euro dhe Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave, në vlerë 1.466 milionë euro.
Marrëveshjet do të nënshkruhen nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në KfW, Kirk Mildner.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe zëvendës ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss.