Akreditohet doganieri i parë nga Organizata Botërore e Doganës

Ekonomi

Akreditohet doganieri i parë nga Organizata Botërore e Doganës

Më: 4 maj 2018 Në ora: 16:44
Dogana

Për herë të parë që nga anëtarësimi i Doganës së Kosovës në organizatën botërore të Doganave, sot është bërë certifikimi i një zyrtari të doganës për OBD për programin ‘praktikat operacionale doganore për zbatim të ligjit dhe konfiskime’, që është njëri ndër autorizimet kryesore që iu jepet anëtareve të OBD, respektivisht oficerëve doganor të administratave doganore anëtare.

Në letrën e pranuar nga drejtori i përgjithshëm, Berisha e cila është dërguar direkt nga sekretari i përgjithshëm i OBD, Kunio Mikuriya theksohet se oficeri doganor tani është plotësisht i akredituar si ekspert rajonal i OBD COPES, si dhe OBD do të ishte mirënjohës që do të mund të përfitonte nga ekspertiza  e oficerit të certifikuar në aktivitetet e ardhshme të këtij projekti.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm Berisha theksoj se pas anëtarësimit të Doganës në OBD ky është një momentet kyç dhe shumë të rëndësishëm për doganën tonë.

“Gjithashtu tregon që niveli i profesionalizmit dhe përkushtimi për zbatimin e ligji të Doganës së Kosovës është në nivel të rangut botëror prandaj uroj oficerin Doganor për suksesin e treguar në arritjen e certifikimi, ky certifikim hap rrugën edhe për projektet tjera si dhe rritjen e rolit të Doganës sonë në OBD”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat