Mbahet Panairi i Punës

Ekonomi

Mbahet Panairi i Punës

Më: 4 maj 2018 Në ora: 07:44
Panairi i Punës

Sot do të hapet Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në këtë panair do marrin pjesë kompani nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Panairi i Punës është një mundësi unike për të takuar punëdhënës potencial nga Kosova dhe diaspora.

Në panairin i cili hapet në ora 10:00, në sallën "1 Tetori", në Prishtinë, do të marrë pjesë edhe ministri i MPMS-së, Skender Reçica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat