BSH: Rritja e prodhimit dhe tregut të punës, ndikim pozitiv në ekonomi

Ekonomi

BSH: Rritja e prodhimit dhe tregut të punës, ndikim pozitiv në ekonomi

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:38
ilustrim

Studimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmirësimet në prodhim dhe në tregun e punës gjatë viteve të fundit kanë sjellë rritje të treguesve ekonomik, që plotësojnë tablonë e ekuilibrave makroekonomikë.

Raporti i Stabilitetit Financiar që u publikua sot nga BSH-ja, citon se, në fund të tremujorit të katërt, norma vjetore e rritjes ekonomike shënoi vlerën 3.36%, me kontribut pozitiv nga degët e sektorëve të shërbimeve dhe prodhimit, ku veçohen kryesisht: “tregti, hotele dhe restorante”, “transport”, “ndërtim” dhe “industri, energji dhe ujë”.

Banka Qendrore vëren se edhe tregu i punës dha kontribut pozitiv në rritjen ekonomike të vendit.

Norma e papunësisë zbriti më tej, në nivelin 13.4%. Ndërsa politika monetare e Bankës së Shqipërisë mbeti akomoduese gjatë gjithë periudhës në kushtet kur presionet inflacioniste (çmimet e ushqimeve ) mbetën të moderuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat