Vushtrria bëhet me Park industrial

Ekonomi

Vushtrria bëhet me Park industrial

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:28
Ministri Bajram Hasani

Ministri Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani sot ka marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lummadh të Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se siç ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar.

Ja postimi:

Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste.

Në mënyrë që tu krijojmë kushte sa më të mira investitorëve potencial sot kam marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lumadh, Komuna e Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar.

Prona e paluajtshme në të cilën themelohet kjo Zonë Ekonomik, është e regjistruar në emër të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe është në sipërfaqe prej 14. 86, 00 ha.

Besoj që me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë.

Urime Vushtrri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat