KOSID: Kontrata për ndërtimin e TC "Kosova e Re" anti-evropiane

Ekonomi

KOSID: Kontrata për ndërtimin e TC "Kosova e Re" anti-evropiane

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:17
Zyrtare te KOSID dhe INDEP

KOSID dhe INDEP kanë gjetur se marrëveshjet e nënshkruara për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re" me opratorin Contour Global përbëjnë kontratën më të dëmshme për Kosovën në gjithë historinë e saj moderne.

Kështu bënë të ditur zyrtarë KOSID-it dhe INDEP, në një konferencë për media ku u prezantuan të gjeturat e marrëveshjeve të nënshkruara për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re".

Dardan Abazi nga KOSID/INDEP tha se një kontratë e tillë është anti-evropiane dhe në kundërshtim të Komunitetit të Energjisë, një mekanizëm ky për përafrimin e legjislacionit dhe zhvillimit të tregut rajonal të energjisë me atë evropian.

Ai tha se kjo marrëveshje do të lërë gjurmë në ekonominë kosovare, në xhepat e qytetarëve të Kosovës dhe në agjendën evropiane.

Abazi: Një kontratë e tillë është anti-evropiane, anti vlerave të integrimit evropian.

“Ne besojmë se një kontratë e tillë është anti-evropiane, anti velrave të integrimit evropian. Pikërisht në radhë të parë ëshët kundër vet qëllimit për të cilin është formuar Komiteti i Energjisë, traktatin e të cilit e ka ratifikuar Kosova dhe është pjesë e këtij traktati, i cili ka për qëllim të krijojë një treg të integruar dhe të liberalizuar liberal dhe i cili qëllim dëmtohet rëndë me këtë marrëveshje të cilën e ka arritur Qeveria e Kosovës. Pikërisht se e vë njërin nga operatorët në treg të gjenerimit që është ‘Kosova e Re’, e vë në pozitë dominonte ndaj akterëve të tjerë në treg dhe e vë Qeverinë e Kosovës, përmes kësaj kompanie publike në shërbim të kësaj kompanie private”, tha ai.

Sipas tij, të gjithë të gjithë akterët e tjerë të gjenerimit do të duhej të konkurronin në mënyrë të barabartë në një treg të liberalizuar, në të cilin çmimi më i lirë do të kishte sukses në treg.

Lidhur me financimin e TC “Kosova e Re” foli Linda Shuku nga KOSID, e cila shpjegoi se për këtë kanë marrë parasysh shkemën e financimit 70 përqind përmes kredisë dhe 30 përqind përmes investimit  30 përqind përmes investimit privat.

Mirëpo nëse merret kosto finale Shuku theksoi se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”  do të kap vlerën prej 3 miliardë euro, që i bie 1.7 miliardë më shumë se që është deklaruar më parë.

Shuku: Kostoja totale e ndërtimit të TC ‘Kosova e Re’ do të kap vlerën e rreth 3 miliardë euro

“Duke marrë parasysh gjithë këto analiza të kostos me një përgjegjësi ne shohim se: me normë të interesit prej 7.5 përqind të interesit nga kredia, si dhe me një periudhë të kthimit të investimeve prej tre viteve nga investitori privat, kostoja totale e ndërtimit të TC ‘Kosova e Re’ do të kap vlerën e rreth 3 miliardë euro, kosto që është disa herë me e lartë nga ajo që është deklaruar deri më tani prej 1.3 miliardë euro”, theksoi ajo.

Ndërsa Burim Ejupi tha se duhet rivitalizimi i Kosovës B.  Derisa theksoi se  në 10 vjetët e fundit ka rënë importi.

Ai ka komentuar edhe punësimin e ish-menaxherit të ‘Kosovës së Re’, Liridon Mavriqi, në ‘Contour Global’, për të cilin tha se po punon në kompaninë të cilën e ka favorizuar më parë në kontratë. 

Madje ai e ka krahasuar rastin e tij me atë të ish-ambasadorit Christofor Dell, i cili supozohet se është punësuar në “Bechtel - Enka”.

Ejupi: Kjo është diçka që lë për të dyshuar

“Në analizat që i kemi bërë ne, del se nuk është kontratë e mirë. E tash njeriu i cili e ka negociuar atë kontratë, sot punon për atë kompani të cilën vet kontrata e favorizon kompaninë, kjo është diçka që lë për të dyshuar. Pse e kanë marrë në punë atë njeri është ndoshta se ai vet ia ka rregulluar vetes vendin e punës. Kësisoj është rasti i ambasadorit Dell, që mbas një kontrate miliardëshe shkon e punon për atë kompani”, tha ai.

KOSID ka dhënë edhe rekomandime për Qeverinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se duhet menjëherë të njoftojë tërheqjen nga marrëveshja për ndërtimin e TC “Kosova e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat