Guvernatori Mehmeti takohet me Zëvendësdrejtorin e FMN-së

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti takohet me Zëvendësdrejtorin e FMN-së

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:49
Pamje nga takimi

Në kuadër të takimeve në Sesionin Pranveror të FMN-së dhe BB, Guvernatori ,Fehmi Mehmeti është takuar me Zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.

Guvernatori Mehmeti po ashtu ka zhvilluar takime me Drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë,  Paul Thomsen, Drejtoreshën e Konstituencës pjesë e së cilës është edhe Kosova, Michaela Erbenova, me Misionin e FMN-së për Kosovë dhe përfaqësuesit e MCM-së (Monetary Capital Market) të kryesuar nga Paul Mathieu.

Në të gjitha këto takime u vlerësua lartë puna e BQK-së në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe u shpreh gatishmëria e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të BQK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat