Minxhozi: Bizneset nga Shqipëria nuk refuzuan pjesëmarrjen në panairin “Prishtina 2018”

Ekonomi

Minxhozi: Bizneset nga Shqipëria nuk refuzuan pjesëmarrjen në panairin “Prishtina 2018”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:59
Qemal Minxhozi

Panairi Ndërkombëtar i Produkteve, “Prishtina 2018”, që u hap sot në kryeqytetin e Kosovës, nxori se pjesëmarrës në të është vetëm një kompani nga Shqipëria dhe 70 nga Serbia.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se kjo diskrepancë nuk paraqet asgjë të keqe në këtë rast, madje ai ka quajtur këtë si gjë pozitive.

Në Info Magazine, Minxhozi, ka përmendur se vitin e kaluar në panairin në Prishtinë kanë qenë mbi 20 biznese, por që pjesëmarrja që sipas tij sivjet është inekzistente, ka ndodhur për shkak të mosinformimit me kohë.

“Kësaj radhe nuk është ndjekur me kujdes problemi. Ky nivel i përfaqësimit të Shqipërisë, pothuajse zero nuk i përgjigjet marrëdhënieve tregtare midis Kosovës dhe Serbisë. Vitin e kaluar ka pas 200 milionë euro shkëmbim tregtar, kurse sivjet Shqipëria ka pasur eksport dy përqind, më shumë kurse Kosova 20 përqind më tepër”, ka thënë Minxhozi.

Minxhozi ka thënë se nuk është e vërtetë që bizneset nga Shqipëria kanë refuzuar pjesëmarrjen në panairin “Prishtina 2018.

“Bizneset vazhdojnë të komunikojnë. Ka probleme dhe duhet bërë më tepër, por numri as simbolik i pjesëmarrjes së Shqipërisë në panair, tregon që nuk i përgjigjet realitetit. Kam marr një ftesë vetëm para pesë ditësh dhe kaq. Na panairin në muaj nëntor kanë qenë 70 kompani. Kjo nuk ka të bëjë me nivelin e ulët të marrëdhënieve tregtare. Është mungesë organizimi”.

“Nuk e vë në diskutim që ka barriera dhe ato duhet të hiqen në mënyrë graduale. Niveli i marrëdhënieve tregtare, është në nivel shumë më të lartë sesa përfaqësimi i Shqipërisë në këtë panair. Klima e biznesit mund të jetë më mirë. Kosova ka klimë më të mirë me Shqipërinë se të gjitha vendet së bashku. Ajo që eksportohet në Shqipëri brenda vitit nuk eksportohet në asnjë vend të rajonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat