Trepça të bëhet shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit

Ekonomi

Trepça të bëhet shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:52
Pamje nga takimi

Qeveria e Kosovës është e interesuar që Trepçën ta kthejë në këmbët e veta, ngase ajo ka rëndësi të madhe për vendin tonë.

Kështu u tha sot kryeministri Ramush Haradinaj, anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, të kryesuar nga Ardian Syla, ku është biseduar për hartimin e statutit të Trepçës, regjistrimin e saj si shoqëri aksionare dhe për zgjedhjen e bordit menaxhues, për të cilat u tha se duhet të përfundojnë shumë shpejt.

Haradinaj inkurajoi anëtarët e ri të Bordit Mbikëqyrës që ta rikthejnë Trepçën në funksion të zhvillimit ekonomik dhe për t’ia rikthyer namin e dikurshëm.

Ai tha se i kupton problemet të cilat i presin bordin e ri, për të cilat duhet angazhim i të gjithëve për zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre.

Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, u pajtuan që të ketë një bashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverinë mbështetjen e mëtejme për Trepçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat