“Nuk ka stil shqiptar të arkitekturës”

Ekonomi

“Nuk ka stil shqiptar të arkitekturës”

Më: 2 prill 2018 Në ora: 13:15
Foto nga takimi

Arkitektura në Kosovë dhe Shqipëri është e zhvilluar, por nuk ekziston një stil shqiptar i arkitekturës. Duke qenë kështu të gjitha veprat arkitektonike në të gjitha trojet shqiptare janë realizuar duke përdorur stile të huaja.

Kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Shqipërisë, Armand Voksh, i cili në Konferencën e Ndërtimi bëri prezantimin ‘Tradita dhe Moderniteti’, theksoi se ishte tentuar të ndërtohet një stil shqiptar arkitektonik, por që kishte dështuar.

“Ne mund të bëjmë sinteza të arkitekturës që kemi prezentë në vendin tonë dhe të bëjmë lidhje me to. Në kohën e komunizmit u tentua të krijohet stil shqiptar i arkitekturës, por dështoi. Nuk ka stil shqiptar arkitektonik”.

“Ne duhet të kuptojmë mekanizmat por produkti duhet të jetë bashkëkohor dhe pavarësisht që identifikohet amesdhetare me arkitekturë japoneze kanë kompozonim njëra me tjetrën por ne duhet të krijojmë një arkitekturë që kontaminohet me vendet tona”, theksoi ai.

Vokshi përmendi rastin e qytetit të Beratit, i cili është ndërtuar në stilin e arkitekturës otomane, e që nuk mund të thuhet se është arkitekturë shqiptare.

Duke folur për trashëgiminë, Vokshi nënvizoi se Shqipëria ka disa problem në këtë fushë.

“E para është mungesa e ekspertëve të saktë, janë shumë pak ekspert që mund t’i japin drejtim disa gjërave. Është mungesa e fondeve për të mbajtur në shpinë objekte e traditave. Ne po mundohemi të jemi vigjilentë që arkitektët që hasin në problem t’i thonë ato”, tha ai.

Tutje, ai potencoi se debati mbi trashëgiminë nuk përfshinë vetëm Shqipërinë, por gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat