Trajtohet aktualiteti politik dhe ekonomik në Kosovë

Ekonomi

Trajtohet aktualiteti politik dhe ekonomik në Kosovë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 07:17
Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Amerikane të Kosovës, sot organizojnë konferencë për media, ku do të trajtohet aktualiteti politik dhe ekonomik në Kosovë, e në veçanti sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat në vendin tonë.

Orientimi i bisedës do të jetë edhe në çështjen se a mund të jetë tani e tutje prioritet zhvillimi ekonomik i Kosovës pas një periudhe kohore tri-vjeçare të “ngërçit” nga termi Demarkacion me Malin e Zi, dhe sa mund të jetë sundimi i rendit dhe ligjit përshpejtues i liberalizimit dhe garantues i zhvillimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat