Perimet shqiptare më të kërkuara në tregjet e BE

Ekonomi

Perimet shqiptare më të kërkuara në tregjet e BE

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:53
Ilustrim

Eksportet bujqësore shqiptare janë rritur këtë fillim viti me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016, ndërsa perimet kryesojnë trendin e kërkesës se tregjeve të huaja nga vendet e rajonit dhe po zgjerojnë hartën në vende të reja të BE-së.

Zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote në një intervistë për ATSH-në, tha se, shtetet që kërkojnë prodhimet bujqësore shqiptare, janë kryesisht vendet e rajonit, Komunitetit Europian por edhe më gjerë. Kështu Kosova, Maqedonia, Serbia, Polonia Çekia, Austria, Gjermania e shumë vende të BE-së, po rrisin interesin për produktet “Made in Albania”.

Ndërsa produktet më të kërkuara, vuri në dukje zv. ministri Kote, janë perimet e freskëta, kryesisht domatja, speci, lakra, kastraveci, lulelakra por edhe prodhime të tjera si bostani, shalqiri etj, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve në Evropë dhe rajon.

Eksporti i prodhimeve bujqësore, deri tani është rritur me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016. Kurse në total eksporti i tyre në vitin 2017 kundrejt vitit 2016 u rrit me 20%.

“Kjo do të thotë që pikat e grumbullimit dhe eksportuesit janë njohur me kërkesat e tregjeve dhe i përgjigjen nevojë dhe kërkesën së tyre me prodhimit shqiptare, duke konkurruar denjësisht me cilësi dhe standarde”, tha Kote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat