Hoxha: Qeveria i ka borxh mbi 5 milionë euro Postës së Kosovës

Ekonomi

Hoxha: Qeveria i ka borxh mbi 5 milionë euro Postës së Kosovës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:06
Sejdi Hoxha

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka folur për gjendjen financiare në të cilën gjendet Posta.

Ai ka thënë se për shkak të humbjeve dhe borxheve të Qeverisë ndaj Postës rrezikohen edhe pagat e punëtorëve për muajin prill.

“Gjendja financiare është tejet serioze, shtyrja e pagesës e ka sjellë Postën që të merr vendim për zbritjen e pagave, si dhe ndaljen e sigurimit shëndetësor për punëtorë. Por pavarësisht këtyre masave kemi ardhur në situatë të rëndë që edhe nëse shkojmë me projekte tjera të cilat kërkojnë kohë për implementim nuk mund të zgjidhim problem në rast se nuk kryhet mbulesa e shpenzimit postar nga Qeveria”, thotë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat