Hamza pjesë e takimit të Këshillit të Biznesit të MEDEF Internacional në Paris

Ekonomi

Hamza pjesë e takimit të Këshillit të Biznesit të MEDEF Internacional në Paris

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:06
Takimi i lartë të Këshillit të Biznesit të MEDEF Internacional

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Presidenti Hashim Thaçi, po marrin pjesë në takimin e lartë të Këshillit të Biznesit të MEDEF Internacional, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Me këtë rast, Ministri Hamza njoftoi pjesëmarrësit me kushtet që ofron Kosova për investitorët e huaj si dhe theksoi për lidhjen e fortë që ka Kosova me diasporën.

Ai bëri të ditur se Kosova ka bërë shumë reforma dhe është duke bërë në vazhdimësi dhe pritet në tri vitet e ardhshme që Kosova të ketë rritje ekonomike mbi 5%.

Hamza gjithashtu tha se Kosova ka infrastrukturë rrugore të mirë dhe se ka filluar përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore, si dhe sistemi bankar në vend është shumë stabil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat