OSBE organizon konferencë për rolin e medias në luftimin e ekstremizmit

Ekonomi

OSBE organizon konferencë për rolin e medias në luftimin e ekstremizmit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 08:16
Ilustrim

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon një konferencë me temë angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, policisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, do të diskutojnë për rëndësinë e marrjes së informacionit të saktë dhe relevant për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që shpie në terrorizëm (VERLT).

Tri panelet: raportimi etik dhe faktik; terminologjia e duhur; dhe kundër-narrativat do të paraqesin përvojat e gazetarëve në raportimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përgjigjjet e institucioneve publike dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftimin e tij. Përveç kësaj, në këtë ngjarje do të prezantohet edhe udhëzuesi pesë-pikësh për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Udhëzuesi, së bashku me rekomandimet nga konferenca, do të ndahen me shoqatat e gazetarëve.

Konferenca do të hapet nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu dhe Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional për VERLT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat