Prodhuesit vazhdojnë të kenë vështirësi në eksportimin e produkteve

Ekonomi

Prodhuesit vazhdojnë të kenë vështirësi në eksportimin e produkteve

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:21
Ilustrim

Klubi i Prodhuesve të Kosovës njofton që vazhdojnë vështirësitë e prodhuesve vendor në eksportimin e produkteve të tyre në tregjet e rajonit.

Në një komunikatë për media, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si pengesë e radhës për këta prodhues përmend kërkesat për dokumente shtesë, të cila janë vetëm një ndër barrierat e shumta që iu vihen prodhuesve të Kosovës.

“Rasti i fundit ka të bëjë me eksportimin e materialit ndërtimor nga argjila, siç janë bllokat, oxhaqet, kanaloret, montat dhe produktet të tjera nga ky material për në tregun e Maqedonisë. Duhet të theksohet fakti se këta prodhues kanë pasur shkëmbime të rregullta me tregun maqedonas dhe deri më tani kanë nuk kanë pasur probleme të tilla”, thuhet në komunikatë.

Ditëve të fundit doganat e Maqedonisë, kanë filluar që këtyre prodhuesve t’iu kërkojnë dokumente shtesë, apo më saktë edhe certifikatën CE Mark.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sqaron se një certifikatë e tillë është e kërkuar vetëm nga vendet e BE-së, por jo edhe nga vendet e CEFTA-së, andaj kërkon reagimin e institucioneve të Kosovës për të bërë presion në autoritetet e Maqedonisë për largimin e barrierave dhe respektimin e marrëveshjes CEFTA.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat