Skandali me “mishin belg”, alarm i fundit për mbrojtjen e konsumatorit

Ekonomi

Skandali me “mishin belg”, alarm i fundit për mbrojtjen e konsumatorit

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:30
OEK propozon edhe disa veprime konkrete, që rasti në fjalë të mos mbetet pa përgjegjësi dhe pa adresë, por edhe të mos përsëritet në të ardhmen.

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj skandalit me mishin belg, i cili është sjellë me afat të skaduar në Kosovë, duke thënë se është koha e fundit që vendimmarrësit të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve, duke aprovuar ligje dhe zbatuar politika që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

OEK apelon që kjo çështje urgjentisht të trajtohet në Qeveri dhe Parlament, si dhe përmes dialogut publiko-privat.

Në këtë drejtim, OEK propozon edhe disa veprime konkrete, që rasti në fjalë të mos mbetet pa përgjegjësi dhe pa adresë, por edhe të mos përsëritet në të ardhmen.

OEK kërkon që të identifikohet tërë rrjeti tregtar që ka organizuar shitjen e “mishit belg” dhe të nisen hetime nga prokuroria, dhe se të gjithë operatorëve biznesor të përfshirë në këtë rast t’iu suspendohet licenca për import dhe eksport.

Po ashtu kërkon që tregtia me produkte të rrezikshme dhe përdorimi i metodave të paligjshme për dëmtim të konkurrencës, të klasifikohen si veprime që sanksionohen me Kodin Penal.

OEK kërkon të rritet buxheti për inspektime dhe sigurim të standardeve dhe cilësisë për të gjitha produktet që shiten në tregun e brendshëm dhe që të ketë angazhim të bizneseve për denoncim të praktikave të tilla që dëmtojnë konkurrencën dhe rrezikojnë të gjithë qytetarët.

Njëherësh, OEK kërkon përkrahje për prodhuesit vendorë të produkteve ushqimore në arritjen e standardeve dhe cilësisë, por edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat