Vetëm 9 % e ekonomive familjare kanë implementuar masa për efiçencë të energjisë

Ekonomi

Vetëm 9 % e ekonomive familjare kanë implementuar masa për efiçencë të energjisë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:00
Banka Evropiane për Zhvillim Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Banka Evropiane për Zhvillim Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka lansuar një program të ri në Kosovë të quajtur Mekanizimi për financimin e ekonomisë së gjelbër, i cili synon dhënien e kredive për amvisëritë për kryerjen e përmirësimeve që ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë.

Linja kreditore në shumën prej 8.5 milion euro janë nënshkruar me tri institucione financiare në Kosovë, Bankën TEB, KRK dhe AFK-në.

Natalya Apostolova , kryesuese e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se BERZH-i, BE dhe Austria janë duke punuar së bashku që të ndihmojnë Kosovën që të zhvillojë të ardhmen më të gjelbër.

Ekonomia e gjelbër sipas saj dhe programi për financimin e saj është program rajonal që mbulon 6 vende në Ballkanit Perëndimor, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e efiçencës së energjisë në sektorin e banimit.

Apostolova: Vetëm 9 % e ekonomive familjare kanë implementuar masa për efiçencë të energjisë

“Në Kosovë vlerësohet së mesatarisht vetëm 9 % e ekonomive familjare kanë implementuar masa për efiçencë të energjisë . Prandaj, potenciali për të përmirësuar efiçencën e energjisë është e jashtëzakonshme. Kosova është anëtare e komunitetit të energjisë dhe si e tillë është e përkushtuar që të ulë mbështetjen në energjinë e importuar dhe me këtë të rrisë efiçencën e energjisë . Programi për financimin e energjisë së gjelbër kombinon financimin nga BERZH me ekspertizë teknike dhe stimulim financiarë për të mbështetur efiçencën e energjisë. Programi rajonal do të ofrojë 85 milionë euro në formë të kredisë nga BERZH-i kombinuar me më shumë se 20 milionë të financimit në formë të granteve “, tha Apostolova.

Përveç ndihmës nga BE-ja, janë paraparë edhe  3.3 milionë euro  financim nga Austria.

Ndërsa Veronika Spancapan nga BERZH-i, ka bërë  një prezantim të shkurtër mbi financimin e programit të ekonomisë së gjelbër.

Spancapan: Modeli i financimit i ka tre komponent të integruara

“Modeli i financimit i ka tre komponentë të integruar. Komponenti i parë është financimi, i cili jepet nga BERZH-i, për institucionet tona financiare partnere në kudër të këtij programi këto fonde, pastaj duhet t’u jepen përfituesve të fondit të ekonomive familjare për të bërë përmirësime në performancën e energjisë në shtëpitë e tyre. Komponenti i dytë janë stimulimet që jepen nga BE-ja, të cilat më pastaj do t’u jepen drejtpërdrejt përfituesve. Komponenti i tretë është asistenca teknike për të mbështetur implementimin e programit të përgjithshme”, tha  Spancapan.

Zëvendës drejtori i Bankës TEB, Dren Krypa, ka thënë se ka kënaqësi të jetë bashkëpunëtor i BERZH në implementimin e projektit të implementimit të përkrahjes së kredisë së gjelbër.

Krypa: Kemi traditë të bashkëpunimit me BERZH-in

“Bashkëpunimi ndërmjet bankës TEB dhe BERZH ka një traditë edhe në programe të tjera që ofrojnë investim lehtësuese për klientët si në sektorin e fuqizimit të femrave të femrave ndërmarrëseve dhe ne zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ndërsa një bashkëpunim sikur ky i sotëm për investime në programeve për përmirësimin e efiçencës së energjisë dhe energjisë së ripërtrirë ka filluar në vitin 2013-të, përmes programit KOSEP me një linjë kreditore prej 5 milionë euro kredi, ku afërsisht 1 milion euro janë kthyer në grante te kredi marrësi”, tha Krypa.

Kredia e gjelbër sipas tij është produkt unik në Kosovë që iu ofrohet klientëve individualë në rrjetin e kursimit të energjisë. Me anë të kësaj kredie do t’iu mundësohet financimi i ndërtimit apo edhe i renovimit të objekteve rezidenciale me qëllim të kursimit të energjisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat